Aktualitet

U nxor në pritë nga të njohur?! MISTERET e vrasjes së Briken Sanajt, hasmi ia dinte çdo lëvizje, e qëlloi kur më pas e priste

39-vjeçari dyshohet se u tradhtua nga persona të njohur, që ia dinin mirë lëvizjet dhe probleme e hasmërisë me familjen Kola, edhe kjo nga Lezha. Atentatorët kishin një precizion të pamatë për një person që as nuk jetonte në Shqipëri, e nuk ia njihnin lëvizjet e përditshme.

1 Nëntor 2022, 16:41 Nga k.m.
U nxor në pritë nga të njohur?! MISTERET e vrasjes së
Briken Sanaj

TIRANË- Briken Sanaj mund të jetë nxjerr në pritë natën që iu mor jeta me 3 plumba në fytyrë, poshtë banesës së tij në rezidencën “Kodra e Diellit”. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se 39-vjeçari dyshohet se u tradhtua nga persona të njohur, që ia dinin mirë lëvizjet dhe probleme e hasmërisë me familjen Kola, edhe kjo nga Lezha. Atentatorët kishin një precizion të pamatë për një person që as nuk jetonte në Shqipëri, e nuk ia njihnin lëvizjet e përditshme.

Megjithatë kishin arritur të zbulonin arsyen e mbërritjes në Shqipëri, për dasmën e shokut të tij të ngushtë, e po ashtu, i dinin edhe vendin ku fshihej në Tiranë. Madje natën e dasmës, e pritën sa la familjen në parking dhe e thirrën nga xhami i mjetit të tyre. Në momentin që viktima u është afruar e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në fytyrë, duke i marrë jetën.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur të dielën, sërish nuk ka asnjë pistë e aq më pak persona të shoqëruar lidhr me ngjarjen. Deri më tani dyshohet se janë 2 persona, por nuk përjashtohet mundësia që në vrasje të kenë ndërhyrë edhe duar të tjera. Kjo pasi makinën e dogjën në Qafë Kashar, e me siguri dikush tjetër i ka marrë për t'i larguar nga Tirana. E ndërkohë që autorët nuk janë kapur, deri më tani pista kryesore e hetimit është zbardhur nga mediat, pasi Policia u njoftua vetëm me deklaratën e informacionit paraprak të vrasjes. Dyshohet se 39-vjeçarit i është marrë jeta vetëm për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, e gjitha pas një sherri të nisur për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme. Për të shmangur atë që ndodhi, dy vëllezërit kishin ikur nga Shqipëria dhe kishin nisur një jetë tjetër në Itali, por duket se nuk i kanë ikur dot hasmit. 

vritet briken sanaj briken sanaj

Sondazh

Poll