Aktualitet

VIDEO/ Iranianët kërcënojnë Shqipërinë: Vetëm vullneti ynë na pengon të sulmojmë

Duke shpërndarë pamje nga Shqipëria, Izraeli apo edhe bazat amerikane, iranianët shkruajnë se në shënjestër kanë të gjithë ata që mbrojnë muxhahedinët, të cilët i konsiderojnë terroristë.

1 Nëntor 2022, 15:55 Nga F.M
VIDEO/ Iranianët kërcënojnë Shqipërinë: Vetëm
MEK

TIRANË- Irani ka paralajmëruar sulme kundrejt Izraelit, vendeve që kanë baza amerikane dhe që strehojnë muxhahedinët. Në videon e postuar në një grup të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) në Telegram, iranianët paralajmërojnë sulme, por nuk lënë asnjë afat kohor.

Duke shpërndarë pamje nga Shqipëria, Izraeli apo edhe bazat amerikane, iranianët shkruajnë se në shënjestër kanë të gjithë ata që mbrojnë muxhahedinët, të cilët i konsiderojnë terroristë.

"Është vetëm vullneti ynë që na pengon të sulmojmë,”- shkruhet në fundit e videos.

Irani nuk i ka ndalur sulmet ndaj Shqipërisë. Së fundmi publikoi targat e makinave të shqiptarëve dhe të gjithë hyrje-daljet e kryeministrit Edi Rama. Bllokime të sistemeve kufitare ka pasur herë pas here, sulme të shoqëruara me mesazhe kërcënuese ndaj vendit tonë.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll