Aktualitet

Covid, MSH: 17 raste të reja me Covid në vend

Nga 641 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 17 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 190 pacientë aktivë me COVID-19.

1 Nëntor 2022, 17:13 Nga I.A
Covid, MSH: 17 raste të reja me Covid në vend
Covid

TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 641 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 17 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 190 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.

Njoftimi i MSH-s:

Në 24 orët e fundit janë kryer 641 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto Bashki: 4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Himarë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Kamëz, Patos, Selenicë, Delvinë, Sarandë, Poliçan. Janë 190 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,037 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 56
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 641
Testime totale 1,997,769
Raste pozitive 331,820
Raste të shëruara 328,037
Raste Aktive 190
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 135
Vlorë 17
Gjirokastër 10
Durrës 8
Berat 6
Fier 6
Elbasan 4
Shkodër 1
Lezhë 1
Korçë 1
Dibër 1

bilanci i covid ne shqiperi covid ne vend

Sondazh

Poll