Aktualitet

Byrektorja e shqiptarit pjesë e emisionit “Somebody Feed Phil” në Netflix: Kjo nuk është rastësi

Në serinë e emisionit të muajit tetor të dhënë në Netflix, Rosenthal ka qenë edhe në restorantin e shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, Adnan Akiki, ndërkohë që emri i byrektores ST BUREK SPLIT.

1 Nëntor 2022, 15:46 Nga I.A
 
Byrektorja e shqiptarit pjesë e emisionit “Somebody Feed Phil”
Adnan Akiki

KROACI- Një kuzhinier shqiptar në Kroaci është bërë pjesë e emisionit “Somebody Feed Phil” të regjisorit dhe prezantuesit Phil Rosenthal. Në serinë e emisionit të muajit tetor të dhënë në Netflix, Rosenthal ka qenë edhe në restorantin e shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, Adnan Akiki, ndërkohë që emri i byrektores ST BUREK SPLIT.

Duke biseduar rreth dokumentarit të Phil Rosenthal, Akiku ka thënë se përzgjedhja e restorantit është bërë nga klientët e tij. Në të kaluarën Akiku thotë se kanë pasur klientë të famshëm dhe të njohur nga bota e sportit, kulturës dhe biznesit dhe këtë e kanë arritur duke ofruar kualitet. Sipas Akikut njohja e restorantit familjar është bërë nga turistët që e kanë rekomanduar nëpër rrjete e ndryshme sociale duke thënë “kur të jeni në Split të Kroacisë mos e humbni mundësinë të hani burekun e ‘ST Burek Split’.

Po ashtu Akiki tha për “ABC e Mëngjesit” tregoi gjithçka lidhur me sipërmarrjen tij, të cilën e ka trashëguar brez pas brezi. Ai zbuloi edhe të veçantën që ka byreku i tij, që njerëzit e pëlqejnë shumë.

“Nuk është rastësisht, sepse është diçka speciale për punimin e brumit. Ne e kemi biznes familjar, kemi edhe disa punëtor që punojmë së bashku. Prodhimi i byrekut është diçka speciale, receta jonë është speciale 50-vjecare, babai, gjyshi im, do e trashëgojmë. Djali im po vazhdon, djali i vëllait po ashtu. Nuk është rastësisht që të dalësh në Netflix, janë paraqitur nga Australia, nga Amerika. Në moshën 16-17 vjeç i shikoja që bënin byrek dhe e provova. Mbarova shkollën e mesme, shkollën nuk e vazhdova se filloi lufta. Byreku jonë ka të veçantë që brumi hapet me dorë. Duhet lënë nja 2 orë e gjysmë deri në 3. Ne e bëjmë me 3 dhe 4 petë. Kemi 6 lloje byrekësh me shije të ndryshme, nga gjiza, mishi, deri te patatja”, tha ai.

adnan akiki somebody feed phil phil rosenthal

Sondazh

Poll