Aktualitet

VIDEO/ Vendi ku ndodhi përleshja mes të rinjve, 20-vjeçari i nguli thikën të miturit

Ngjarja ndodhi këtë paradite pranë sheshit “Pranvera” në lagjen 11 të qytetit, pak para se në shkollën pritëse “Shaqe Mazreku” të niste mësimi.

1 Nëntor 2022, 15:12 Nga F.M
VIDEO/ Vendi ku ndodhi përleshja mes të rinjve, 20-vjeçari i
Vendi ku ndodhi plagosja në Durrës

DURRËS- Pamjet që po shikoni vijnë nga Durrësi tregojnë vendin ku ndodhi përleshja mes dy të rinjve në Durrës që përfundoi me plagosjen e 16-vjeçarit. Në video shihet një biçikletë e rrëzuar dhe forca të shumta policie në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi këtë paradite pranë sheshit “Pranvera” në lagjen 11 të qytetit, pak para se në shkollën pritëse “Shaqe Mazreku” të niste mësimi.


20-vjeçari Alesjo Musaj është konfliktuar me një 16-vjeçar dhe në sherr e sipër e ka qëlluar me thikë. I mituri i plagosur është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e Durrësit ka vënë në pranga 20-vjeçarin. Shkaku i sherrit mes të rinjve nuk dihet ende.

policia e durresit alesjo musai plagosje ne durres

Sondazh

Poll