Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë/ Mjeti përplas çiftin francez që lëvizte me biçikletë, vdes gruaja, rëndë bashkëshorti

Një makinë ka përplasur dy biçikleta, e për pasojë ka humbur jetën një turist francez dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

1 Nëntor 2022, 15:26 Nga a.l
Aksident i rëndë në Vlorë/ Mjeti përplas çiftin
Foto ilustruese

VLORË- Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Destrovë në Vlorë. Mësohet se një makinë ka përplasur dy biçikleta me të cilat po udhëtonin një çift turistësh francez burrë e grua.

Tursiti nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në rrezik për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë bërë mosrespektimi i sinjalisitkave rrugore, shpejtësia përtej normave të lejuara ose parakalim i gabuar i rrugës.

Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur shkaqet e aksidentit. / Dosja.al

aksident vlore

Sondazh

Poll