Shisnin në tabakino kokainë në vend të cigareve, arrestohen 2 vëllezërit në Tiranë
Tiranë TIRANË- Dy vëllezër janë arrestuar sot nga policia e Tiranës, pasi janë kapur duke shpërndarë doza...
Me anë të një njoftimi, SPAK ka dërguar çështjen për gjykim për katër persona, të cilët janë Laert Pashaj, Saimir Braho, Hamza Tola si dhe Jorgo Kreku.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për ish-zyrtarët e Kadastrës së Sarandës. Me anë të një njoftimi, SPAK ka dërguar çështjen për gjykim për katër persona, të cilët janë Laert Pashaj, Saimir Braho, Hamza Tola si dhe Jorgo Kreku. Këta persona kërkonin nga 1000 deri në 3000 europër të dhënë çertifikara pronësie.
Njoftimi i Policisë:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 12.05.2022 ka regjistruar procedimin penal me nr.102/2022, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 25, 259/2, 244/2 dhe 245/1/4 të Kodit Penal. Nga hetimet e kryera u administruan prova që vërtetojnë se të pandehurit Hamza Tola dhe Jorgo Kreku kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar në nenin 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal, për arsye se, me veprimet e tyre, ato i kanë kërkuar shtetasit Kastriot Kreku një përfitim të paligjshëm monetar, që varionte nga 1000 Euro deri në 3000 Euro, duke i premtuar ndërhyrjen tek të pandehurit Laert Pasha dhe Sajmir Bako, të dy punonjës të ASHK Sarandë, me qëllim për ta ndihmuar atë në procedurën e pajisjes me çertifikatën e pronësisë.
Ndërkohë gjithashtu u administruan prova që vërtetojnë se të pandehurit Laert Pasha dhe Sajmir Braho, punonjës të ASHK Sarandë, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 e 25 i Kodit Penal, me qëllim marrjen në favor të tyre të një përfitimi të paligjshëm monetar që varionte nga 1000 deri në 3000 Euro. Në përfundim të hetimit Prokuroria e Posaçme me datë 01.11.2022 ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim dhe aktet në ngarkim të të pandehurve:
Laert Pasha, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 259/2 e 25 i Kodit Penal.
Saimir Braho, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 259/2 e 25 i Kodit Penal.
Hamza Tola, i akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 4 të Kodit Penal.
Jorgo Kreku, i akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 4 të Kodit Penal.
Gjithashtu në mbështetje të nenit 328/1, shkronja “dh” dhe 329/a të Kodit të Procedurës Penale, u kërkua pushimi i çështjes penale për shtetasin Kastriot Kreku, personi i cili ka denoncuar aktin korruptiv
Tiranë TIRANË- Dy vëllezër janë arrestuar sot nga policia e Tiranës, pasi janë kapur duke shpërndarë doza...
Momenti i shoqërimit në Polici VLORË- Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës ditën e ...
Prokuroria DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka konfiskuar pasurinë e biznesmenit Pëllumb Tuda në Durrës. Gjykata e Shkallës...
Ilir Allkja TIRANË- Mjeku Ilir Allkja ka fituar gjyqin për shkarkimin e tij nga puna nga Qendra Spitalore Universitare "Nënë Teres...
Briken Sanaj TIRANË- Vrasja e 38-vjeçarit Briken Sanaj tek Kodra e Diellit mbrëmjen e 30 tetorit është ende pa autor. Kur k...
Fatmir Manellari POGRADEC- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për autorin Fat...
Policia BULQIZË-Gerhard Lala është arrestuar sërish nga policia. Ky person, ka thyer masën e sigurisë 'arrest me burg' e m&eu...
Vendi i ngjarjes DURRËS- Plagoset një person në Durrës.Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri...
Foto Ilustruese TIRANË- Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo ka folur ditën e sotme në lidhje me pasojat e pandemisë COVID-19...
Momenti i arrestimit TIRANË- Ky është momenti i dorëzimit të shqiptarit Spartak Dyrmishit tek autoritetet greke. Me qese në d...