Aktualitet

Pallat, hotel dhe bar! Prokuroria konfiskon pasurinë e biznesmenit në Durrës, 7 vite më parë plagosi banakieren

Prokuroria provon se vlera e pasurive, objekt sekuestrimi, nuk i përshtatet nivelit të të ardhurave, nuk i përgjigjen ndonjë aktiviteti të ligjshëm të deklaruar apo të konfirmuar. 

1 Nëntor 2022, 14:10 Nga a.b\
Pallat, hotel dhe bar! Prokuroria konfiskon pasurinë e biznesmenit në
Prokuroria

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka konfiskuar pasurinë e biznesmenit Pëllumb Tuda në Durrës. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vendosi konfiskimin e pasurisë të Tudës: pallat, objekt hotel dhe bar në Plazh Durrës, me vlerë 1,000,000 Euro.

Prokuroria ka prova se ekzistojnë kushtet ligjore për sekuestrimin e pasurive të luajtshme/të paluajtshme që rezultojnë në emër të biznesmenit pasi ekziston përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se ai është i përfshirë në veprimtari kriminale të “Pastrimit i produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal, “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i K.Penal, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i K.Penal dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, parashikuar nga neni 278 i K Penal, pasi ndaj këtij shtetasi është ngritur akuzë për kryerje të kësaj vepre penale dhe është dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Po ashtu, Prokuroria provon se vlera e pasurive, objekt sekuestrimi, nuk i përshtatet nivelit të të ardhurave, nuk i përgjigjen ndonjë aktiviteti të ligjshëm të deklaruar apo të konfirmuar. 

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Prokuroria Durrës konfiskon pasurinë me vlerë 1 mln euro të të dyshuarit për kryerjen e 4 veprave penale Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vendosi konfiskimin e pasurisë në emër të shtetasit P.T., pallat, objekt hotel dhe bar në Plazh Durrës, me vlerë 1,000,000 Euro. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor për procedimin pasuror nr. 2/2020, regjistruar ndaj subjektit hetimor shtetasit P.T., banues në Plazh, Durrës, rezultoi e provuar se ekzistojnë kushtet ligjore për sekuestrimin e pasurive të luajtshme/të paluajtshme që rezultojnë në emër të të dyshuarit P.T., për këto arsye: Së pari: Ekziston përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se shtetasi P.T., është i përfshirë në veprimtari kriminale të “Pastrimit i produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal, “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i K.Penal, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i K.Penal dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, parashikuar nga neni 278 i K Penal, pasi ndaj këtij shtetasi është ngritur akuzë për kryerje të kësaj vepre penale dhe është dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Së dyti: Shtetasi P.T., zotëron drejtpërsëdrejt në emër të tij pasuritë, objekt sekuestrimi. Shtetasi P.T., përfshihet në rrethin e subjekteve, mbi pasuritë e të cilëve shihen nga dispozitat e Ligjit Antimafia nenet 3/1 dhe 2/a. Së treti: Provohet që vlera e pasurive, objekt sekuestrimi, nuk i përshtatet dukshëm nivelit të të ardhurave, nuk i përgjigjen ndonjë aktiviteti të ligjshëm të deklaruar apo të konfirmuar. Mbi këtë bazë me Vendimin nr. 217, datë 09.06.2020 Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur: 1.Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës: Konfiskimin e pasurisë së mëposhtme në emër të shtetasit P.T., pasurinë pallat, objekt Hotel + Bar në Plazh Durrës me vlerë 1,000,000 Euro.

Edhe në vitin 2020 Prokuroria i sekuestroi biznesmenit dy pallate, një bar dhe një hotel në pronësi të Tudës. Policia dyshoi se këto pasuri janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Tuda nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi u arrestua 7 vite më parë nga policia me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe plagosjes me dashje të një prej punonjëseve të tij. Tuda ka qënë pronar i diskos “Colombo” në Durrës, ku ai plagosi punonjësen e tij për shkak se ajo nuk pranoi të prostituonte.

pellumb tuda

Sondazh

Poll