Aktualitet

VIDEO- Akuzohej për përdhunim në Greqi, pamje nga operacioni në Vlorë për kapjen e Dyrmishit

Ky aksion u zhvillua për kapjen e Spartak Dyrmishit, shqiptarit që shpall në kërkim nga autoritetet greke.

1 Nëntor 2022, 09:50 Nga A.B
VIDEO- Akuzohej për përdhunim në Greqi, pamje nga operacioni
Policia

VLORË- Pamjet më poshtë, të bëra publike nga Dosja.al, janë nga operacioni i mbrëmjes së djeshme pranë shtëpisë se oficerëve në Vlorë. Ky aksion u zhvillua për kapjen e Spartak Dyrmishit, shqiptarit që shpall në kërkim nga autoritetet greke pasi akuzohej për përdhunim të një gruaje dhe tentativë për përdhunimin e një tjetre. 

Policia ushtroi kontrollin në katin e pestë të një pallati. Edhe pse goditi derën disa herë, personi brenda saj, i cili dyshohej se ishte Dyrmishi nuk u përgjigj. Më pas erdhi ndihma e forcave zjarrfikëse për hapjen e derës në fjalë. Pak orë më pas, u bë e mundur kapja e Dyrmishit, i cili sipas policisë shqiptare, kërkoi vetë që të vetëdorëzohej në autoritetet greke. 

Autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2 të mëngjesit të sotëm ia kanë dorëzuar efektivëve të policisë greke. 45-vjeçari, i cili tashmë është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Athinë, pritet të dërgohet në prokurori.

spartak dyrmishi

Sondazh

Poll