Aktualitet

Kreu i shoqatës së transportit: Nëse Qeveria s'na ndihmon, do përgjysmojmë oraret

Mema paralajmëroi se do të përgjysmohet numri i autobusëve.

1 Nëntor 2022, 09:38 Nga A.B
Kreu i shoqatës së transportit: Nëse Qeveria s'na ndihmon,
Kujtim Mema

TIRANË- Kreu i Shoqatës së Transporteve Ndërqytetas, Kujtim Mema paralajmëroi ditën e sotme se ky biznes ndodhet në vështirësi të mëdha. Ai tha për 'Faxnews' se nëse nuk ka ndërhyrje nga instancat përkatëse, do të detyrohen të reduktojnë oraret e udhëtimeve në transportin ndërqytetas.

“Ndiejmë vështirësi në biznesin tonë. Çmimi i biletave nuk është rritur që nga viti 2004. Të ulet TVSH-ja me 10% dhe kjo përmirëson situatën. Rimbursimi nuk është i mjaftueshëm. Po kërkojmë dhe të ulemi për informalitet”, tha ai.

Ai u shpreh se nga 1 janari do të implementohet shërbimi e-transport, ku qytetarët do mund të kontrollojnë oraret dhe çmimet në telefonin e tyre. Kjo qasje shtoi Mema do të luftojë informalitetin dhe do të krijojë komoditet te udhëtarët.

“Me implemetimin e-transport, Do të fillojë monitorimi i linjave.  Me e-transport, do jetë më e lehtë sepse nuk do ketë informalitet. Ato mjete që do jenë në rregull, ata do shkojnë, ata që nuk janë  të rregullta nuk kanë pse të shkojnë. Në skemi terminale dhe kjo është fatkeqësi e jona. Terminali është ai që i jep komoditet qytetarit dhe nuk ka konflikte mes operatorëve.Ne ne transportin tonë nuk na kanë ikur. Ne nuk kemi pasur dhe paga jonë nuk është e keqe. Jemi munduar tipagujmë mirë shoferët.  Shoferët duhen paguar, duhet të marrin atë që meritojnë”, shtoi ai.

kujtim mema

Sondazh

Poll