Aktualitet

Përndiqte dhe kanoste me armë zjarri një vajzë, vihet në pranga 26-vjeçari në Berat

28 Gusht 2019, 13:23 Nga DOSJA
Përndiqte dhe kanoste me armë zjarri një vajzë, vihet

BERAT- Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Berat, pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri një vajzë.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është shtetasi em iniciale: M., 26 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Arrestimi i të riut u bë, pasi shtetasja me iniciale L.T. ka kallëzuar se 26-vjeçari e ka përndjekur në mënyrë sistematike dhe e ka kërcënuar me armë zjarri.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Berat

Përndiqte sistematikisht dhe kanoste me armë zjarri një shtetase, arrestohet nga policia autori

Sekuestrohet një armë zjarri tip automatik.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Berat u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasja L.T. ka kallëzuar se ky shtetas e ka përndjekur në mënyrë sistematike dhe e ka kërcënuar me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F.M., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ‘‘Përndjekja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’’

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 26 vjecari berat kanosje me arme arrestohet 26 vjecari berat kanosje me arme

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Gusht 2019, 13:05

TIRANË– Fatos Vrapi është një nga të arrestuarit ditën e sotme, pasi rezulton i përfshirë në skemën e falsifikimit të biletave të urbanit. Por 60-vje&ccedi...

Aktualitet 28 Gusht 2019, 13:05

Në dosjen e plotë të Prokurorisë, e cila kërkoi arrestimin e 4 personave për vrasjen e teknikut të kondicionerëve 26-vjeçarit, Indrit Çelaj, qe e ...