Aktualitet

Tentoi të vrasë me armë zjarri 53-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

28 Gusht 2019, 11:59 Nga DOSJA
Tentoi të vrasë me armë zjarri 53-vjeçarin, arrestohet i

FIER– Një 20-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 53 vjeçar, në fshatin Baltëz, Fier.

Në pranga ka rënë i riu D. V., i cili do të përballet me akuzat për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Sipas njoftimit të policisë, midis dy personave ka pasur një konflikt me armë, por ndërhyrja në kohë ka bërë që të parandalohet krimi.

Njoftimi i policisë:

Patrulla e Policisë parandalon një ngjarje kriminale. Tenton të vrasë me armë zjarri automatik një shtetas, vihet në pranga nga policia autori. Pas marrjes së telefonatës në numrin unik 112 se në fshatin Baltëz kishte konflikt me armë midis dy personave, menjëherë Patrulla e Policisë ka shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë ka bërë parandalimin e një vrasjeje të mundshme.

Shtetasi D.V., 20 vjeç, banues në Baltëz, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik shtetasin F.T., 53 vjeç. Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D.V., për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe 1 krëhër me 30 fishekë. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fier konflikt me arme zjarri fier konflikt me arme zjarri

Sondazh

Poll