Aktualitet

Falsifikim biletash, pranga bosave të transportit publik në Tiranë (EMRAT+FOTO)

28 Gusht 2019, 09:41 Nga DOSJA
Falsifikim biletash, pranga bosave të transportit publik në

TIRANË– Goditet grupi i kompanive të transportit publik, pasi falsifikonin biletat e urbaneve. 4 pronarë dhe 4 punëtorë janë arrestuar, pasi përdornin bileta të falsifikuara në mënyrë që t’i shmangeshin detyrimeve tatimore. Policia e Shtetit sekuestroi 150 mijë bileta, që ishin në tentativë shkatërrimi, me vlerë 60 milionë lek të vjetra. Në pranga Ferdinand Ibrahimi i firmës “Ferlut”, i biri, Anastas Ibrahimi, administratori i linjës së Unazës, Fatos Vrapi këshilltar bashkiak në Tiranë dhe gruaja e tij Albana Vrapi ortake.

Persona të tjera të arrestuar janë Lulëzim Allaraj, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobuzash, Evisa Vora, 33 vjeçe, banuese në Tiranë që ka në pronësi linjën e Porcelanit. Gjithashtu është vënë në pranga edhe  Aldi Duka, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobuzash, Klodiana Qato, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, ekonomiste në një shoqëri autobusash.

Ferdinand Ibrahimi është një emër mjaft i goditur në botën e biznesit. Ai bashkë zotëron kompaninë “Ferlut”. Ndërkohë Fatos Vrapi, është partneri në biznes i Blendi Gonxhes dhe zotëron shumë biznese në Tiranë. Nuk është e panjohur as Albana Vrapi, e cila vetëprezantohet në rrjetet sociale, si pedagoge. I biri i Ibrahimit, nga ana tjetër, Anastasi, spikat për jetën luksoze të cilën e reklamon në rrjetet sociale.

(F.g.f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aldi duka anastas ibrahimi arrestohet pronari i ferlut evisa vora ferdinant ibrahimi klodana qato lulezim allaraj skema e mashtrimit me bileta urbani aldi duka anastas ibrahimi arrestohet pronari i ferlut evisa vora ferdinant ibrahimi klodana qato lulezim allaraj skema e mashtrimit me bileta urbani

Sondazh

Poll