Aktualitet

Zjarri masiv pranë puseve të naftës në Delvinë, kërkohet ndërhyrja nga ajri

28 Gusht 2019, 11:20 Nga DOSJA
Zjarri masiv pranë puseve të naftës në Delvinë,

DELVINË- Zjarri i rënë ditën e djeshme në afërsi të puseve të naftës në Delvinë, vijon të jetë ende aktiv.

Sipas punonjësve të zjarrfikëses në Delvinë, aktualisht janë duke u djegur pyjet, të cilat ata i quajnë “mushkëria” e Delvinës. Bëhet fjalë për pjesën e Llakopinës dhe Sirakatit.

Në shuarjen e flakëve masive kanë marrë pjesë 4 mjete zjarrfikëse nga Saranda, Finiqi dhe Delvina, si dhe vetë banorët e Delvinës e Finiqit. Por, era po ndihmon shumë në përhapjen e flakëve, duke krijuar panik te banorët.

Kryetari i Bashkisë se Finiqit Kristaq Kiço është lidhur më Konsullatën greke ne Gjirokastër për ndihmë nga ajri për shuarjen e zjarrit.

Ditët e e fundit vatra zjarri kanë djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe disa zona me ullishte në qarqe të ndryshme të vendit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kristaq kico puset e naftes zjarr ne delvine kristaq kico puset e naftes zjarr ne delvine

Sondazh

Poll