Aktualitet

Arratisen dy shqiptarë nga burgu i Tirinthas në Greqi

28 Gusht 2019, 12:41 Nga DOSJA
Arratisen dy shqiptarë nga burgu i Tirinthas në Greqi

GREQI– Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Tirinthas në Greqi. Mësohet se dy shqiptarët, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije, kryen dënime me punë sociale në këtë burg.

Ata janë arratisur mesditën e sotme, ndërsa ka nisur menjëherë operacioni për kapjen e tyre.

Mediet greke raportojnë se arratisja është konstatuar nga rojet e burgut, në momentin e numërimit të të burgosurve, gjatë orarit të drekës.

Ndërkohë, nuk dihet ende mënyra që është përdorur nga të burgosurit për të dalë nga qelia.

Po ashtu mësohet se mes të arrestuarve janë dy shqiptarë, një tjetër është maroken dhe një algjerian.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arratisen dy shqiptare nga burgu burgu grek greqi arratisen dy shqiptare nga burgu burgu grek greqi

Sondazh

Poll