Bota

Hyrja në fuqi e masave për targat, ushtria serbe në gatishmëri, Vuçeviç: Gati të mbrojmë të gjithë qytetarët serbë

Vuçeviç në një paraqitje të ftuar në televizionin “Happy” tha se Serbia është shtet serioz dhe për këtë arsye askush nuk duhet të bëjë “lojëra lufte”.

1 Nëntor 2022, 09:48 Nga d.a.
Hyrja në fuqi e masave për targat, ushtria serbe në
ushtria serbe

SERBI- Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç tha se me urdhër të presidentit Aleksandër Vuçiç, ushtria serbe është në gatishmëri dhe niveli i gatishmërisë luftarake është ngritur për shkak të situatës në Kosovë pas hyrjes një fuqi tjë vednimit pjër riregjistrimin e targave.

Sipas Danas, Vuçeviç në një paraqitje të ftuar në televizionin “Happy” tha se Serbia është shtet serioz dhe për këtë arsye askush nuk duhet të bëjë “lojëra lufte”.

“Ne nuk mund të jemi të qetë dhe jemi për dialog. Sigurisht, askush nuk dëshiron konflikte apo luftëra, as nuk i shkon mendja të luajë lojëra të tilla. Serbia është një vend serioz dhe ndërmerr të gjitha hapat që të jetë në gjendje t'i përgjigjet çdo situate sfiduese dhe problemi të mundshëm”, theksoi ai.

Ai tha se ushtria është e gatshme të zbatojë çdo urdhër të Vuçiçit, i cili është komandant i saj i përgjithshëm, duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Serbisë, përfshirë serbët në Kosovë, “dhe askush nuk duhet të dyshojë në këtë”.

"Serbia është për dialog. Është më mirë të negociosh për një mijë ditë, sesa të jesh në një llogore apo llogore për një ditë”, tha Vuçeviç.

Ai paralajmëroi se kur Serbia flet për paqe dhe stabilitet, nuk do të thotë se është e dobët apo frikacake, sepse ushtria e saj është shumë herë më e fortë se sa ishte, por se vepron sipas urdhrave të kreut të shtetit dhe presidentit. 

Më 31 tetor skadoi dhe afati i fundit i vendimit të qeverisë së Kosovës për të gjithë qytetarët serbë që jetojnë në veri që të konvertojnë targat e makinave të tyre në RKS. BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për 10 muaj afatin për riregjistrim, por kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj duke bërë vetëm disa ndryshime të rregullave. Duke filluar nga 1 nëntori deri më 21 nëntor për këdo që nuk konverton targat serbe do të jepet masa e vërejtjes. Pastaj do të vijojë me masën e gjobitjes nga 21 nëntor 2022 deri më 21 janar 2023. Nga 21 janari 2023 deri më 21 prill 2023 do të vendosen targat prove për makinat me targa ilegale. Ndërkaq, pas datës 21 prill të vitit 2023, nuk do të lejohet qarkullimi i makinave me targa ilegale.

ushtria serbe reciprociteti i targave kosove-serbi millosh vuçeviç

Sondazh

Poll