Bota

Të fiksuar pas çantave “Michael Cors” , vihen në pranga dy grabitësit shqiptarë në Itali

Policët kanë kryer kontrolle brenda dhomës ku banonin dy shqiptarët, ku u gjetën veshje të shumta dhe artikuj lëkure origjinale.

1 Nëntor 2022, 09:05 Nga a.l
Të fiksuar pas çantave “Michael Cors” , vihen në
Itali grabitje

ITALI- Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë në Itali. Bëhet fjalë për personat e identifikuar me iniciale C. K., 25 vjeç  dhe K. M. 27 vjeç, të cilët akuzohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh kryesisht në banesat e zonës në qytetin Porenones.

Policët kanë kryer kontrolle brenda dhomës ku banonin dy shqiptarët, ku u gjetën veshje të shumta dhe artikuj lëkure origjinale. Pas hetimeve nga policia, shqiptarët rezultuan se kanë precedent të thekuar në fushën e vjedhjeve.

Qytetarët që kanë pësuar vjedhje në banesat e tyre këshillohen që për kthimin e mallit të vjedhur mund t'i drejtohen zyrave të kësaj Komisariati në Pordenone, me denoncimin e mëposhtëm të vjedhjes./ Dosja.al  

itali arrestim shqiptar vjedhje

Sondazh

Poll