Bota

24 orë pas fitores elektorale të Lulës në Brazil - Si reaguan mbështetësit e Bolsonaros, humbësi në heshtje

Nga heshtja e të mundurve te ngashërimi i "bolsonaristëve" dhe protestat e kamionistëve.

1 Nëntor 2022, 09:17 Nga k.m.
24 orë pas fitores elektorale të Lulës në Brazil - Si
Lula da Silva

BRAZIL- Kanë kaluar më shumë se 24 orë që kur Lula da Silva u shpall fitues i zgjedhjeve në Brazil. Për herë të parë në historinë e politikës braziliane, një kandidat i mundur nuk komentoi rezultatin. Jair Bolsonaro po hyn në histori për dy arsye: për heshtjen e tij dhe për faktin se u bë presidenti i parë që nuk u rizgjodh.

Lula da Silva mundi Jair Bolsonaro me 50.9% të votave. Fitorja u konfirmua nga Gjykata e Lartë Zgjedhore të dielën mbrëma rreth orës 20:00 (ora braziliane). Presidenti aktual i Brazilit nuk ka mbajtur fjalimin e zakonshëm dhe as nuk ka folur publikisht për humbjen. Gjatë ditës së djeshme pati raportime se Bolsonaro do të bënte një deklaratë, por ende kjo nuk ka ndodhur. E përditshmja braziliane "Folha de São Paulo" pretendon se aleatët e ish-presidentit propozuan një fjalim në të cilin Bolsonaro do të pranonte fitoren e Lulës, nuk do të kundërshtonte rezultatin e zgjedhjeve, por do t'u dilte përballë "padrejtësive" gjatë mandatit dhe fushatës së tij.

Zonja e parë, Michelle Bolsonaro ndau një citim nga Bibla në Instagram pas humbjes së bashkëshortit të saj dhe deklaroi se janë të qëndrueshëm, të bashkuar, besojnë në Zot dhe duan më të mirën për Brazilin. Flavio Bolsonaro, djali i ish-presidentit, falënderoi për mbështetjen në Twitter dhe la një mesazh për ndjekësit e babait të tij: Le të mbajmë kokën lart dhe të mos e braktisim Brazilin tonë.

Partia e Punëtorëve e Presidentit të zgjedhur Lula da Silva (PT) shpreson të fillojë procesin e tranzicionit brenda 48 orëve, megjithëse kreu i shtetit të Brazilit ende nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhjet. Në disa raste, protestuesit vunë në dyshim fitoren e zgjedhjeve të Luiz Inácio Lula da Silva dhe disa kërkuan "ndërhyrje" nga Forcat e Armatosura në favor të Bolsonaro.

Rogerio Barbosa, i cili po shiste flamuj brazilianë pranë një stacioni metroje në Sao Paulo, i paketoi me trishtim mallrat e tij.

“Unë erdha në rast se Bolsonaro fitonte, për të shitur flamujt e tij. Unë preferova Bolsonaron, Zotin, familjen, gjithsesi. Tani do të shohim se çfarë mund të bëjë Lula për ne,"- tha 58-vjeçari.

Lula dëshiron të shkojë në COP27

Presidenti i zgjedhur brazilian Luiz Inacio Lula da Silva dëshiron të marrë pjesë në Konferencën e njëzet e shtatë të Palëve të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP27) në nëntor. Lajmin e dha këshilltari i tij për politikën e jashtme, Celso Amorim, një ditë pas fitores së tij në zgjedhje.

lula da silva zgjedhjet ne brazil

Sondazh

Poll