Bota

Policia e Kosovës jep fletën e parë të vërejtjes në pikën kufitare të Jarinjës, shoferja serbe nuk pranon konvertimin e targave

Një makinë e regjistruar me targat "KM", të cilën e drejtonte një grua, ka marrë fletën e vërejtjes në pikën kufitare të Jarinjës teksa po hynte në Kosovë.

1 Nëntor 2022, 09:34 Nga d.a.
Policia e Kosovës jep fletën e parë të vërejtjes
Kosove

KOSOVË- Policia e shtetit të Kosovës ka dhënë edhe fletën e parë të qortimit, pas hyrjes në fuqi të vendimit për targat, në pikën kufitare të Jarinjës.

Sipas medaive serbe, një makinë e regjistruar me targat "KM", të cilën e drejtonte një grua, ka marrë fletën e vërejtjes në pikën kufitare të Jarinjës teksa po hynte në Kosovë.

Ajo deklaroi shkurtimisht se nuk kishte shqetësime në vendkalimin administrativ dhe se oficerët e policisë i dorëzuan asaj një letër me udhëzime për riregjistrim.

Siç ka shtuar ajo, nuk planifikon ta regjistrojë veturën në “RKS”, por është në pritje të vendimit të Beogradit zyrtar.

Më 31 tetor skadoi dhe afati i fundit i vendimit të qeverisë së Kosovës për të gjithë qytetarët serbë që jetojnë në veri që të konvertojnë targat e makinave të tyre në RKS. BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për 10 muaj afatin për riregjistrim, por kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj duke bërë vetëm disa ndryshime të rregullave. Duke filluar nga 1 nëntori deri më 21 nëntor për këdo që nuk konverton targat serbe do të jepet masa e vërejtjes. Pastaj do të vijojë me masën e gjobitjes nga 21 nëntor 2022 deri më 21 janar 2023. Nga 21 janari 2023 deri më 21 prill 2023 do të vendosen targat prove për makinat me targa ilegale. Ndërkaq, pas datës 21 prill të vitit 2023, nuk do të lejohet qarkullimi i makinave me targa ilegale.

reciprociteti i targave kosove-serbi policia e kosoves

Sondazh

Poll