Bota

Terror në Ekuador, dy persona varen nga një urë, MAFIA u kishte prerë kokat (Video)

Metoda makabre përdoret shpesh nga kartelet meksikane të drogës.

1 Nëntor 2022, 09:10 Nga k.m.

Terror në Ekuador, dy persona varen nga një urë, MAFIA u kishte

EKUADOR- Policia në Esmeralda, në brigjet e Ekuadorit veriperëndimor, një qytet i goditur nga një valë dhune që i atribuohet bandave të trafikut të drogës, gjeti dje trupat me koka të prerë të dy personave që ishin varur në një urë. Metoda makabre përdoret shpesh nga kartelet meksikane të drogës.

Brenda dy javësh, dy sulme me tritol u kryen ndaj shtëpisë së futbollistit Frixon Eraso, por fatmirësisht pa viktima. Ish-futbollisti kandidon për kryebashkiak të Esmeralda në zgjedhjet e shkurtit. Trafikantët e drogës, disa prej të cilëve janë të lidhur me kartelet meksikane, kanë zhvilluar një luftë të pamëshirshme për pushtet në rrugë dhe në burgjet e Ekuadorit, ku masakrat e njëpasnjëshme kanë marrë jetën e rreth 400 të burgosurve që nga shkurti 2021.

Shkalla e vrasjeve, i cili pothuajse u dyfishua në vitin 2021 krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 14 për 100,000 banorë. Mes Kolumbisë dhe Perusë, dy shtetet ku prodhohen sasitë më të mëdha të kokainës në glob, Ekuadori është shndërruar në vitet e fundit nga një pjesë e rrugëve transitore në një qendër kryesore për trafikimin e pluhurit të bardhë në tregjet evropiane dhe amerikane. Brenda këtij viti në Quito flitet për sekuestrime prej 160 tonësh në total.

esmeralda

Sondazh

Poll