Bota

Arrestohet ish-boksieri Gogiç në Miami, ishte "llogaritari", kontrabandoi më shumë se 20 tonë kokainë

Goran Gogiç për vite me radhë performoi për Gjermaninë dhe u konsiderua si një grushtues i egër në ring.

1 Nëntor 2022, 08:56 Nga k.m.
Arrestohet ish-boksieri Gogiç në Miami, ishte
Goran Gogiç

SHBA- Departamenti Amerikan i Drejtësisë akuzoi një ish-boksier të peshave të rënda nga Mali i Zi për trafikim të 22 tonëve kokainë me vlerë mbi 1 miliard dollarë, duke u bërë një prej konfiskimeve më të mëdha të kokainës në historinë amerikane. Bëhet fjalë për boksierin malazez Goran Gogiç, i cili edhe pse ka lindur në Pljevlje, Goran për vite me radhë performoi për Gjermaninë dhe u konsiderua si një grushtues i egër në ring.

Gjatë karrierës së tij 11-vjeçare, ai regjistroi 21 fitore, 4 humbje dhe 2 barazime. Ai e përfundoi karrierën e tij në vitin 2012 dhe prej atëherë e deri më sot ka bërë një jetë të izoluar, kështu që pak dihet për jetën e tij pas karrierës së tij në boks. Por mesa duket i ishte futur një tjetër biznesi. 

Ai u arrestua dje në aeroportin e Majamit, teksa tentoi të udhëtonte drejt Zyrihut me kokainë. Sipas mediave malazeze, boksieri merrej me logjistikë. Nëse dënohet, ai përballet me burgim të përjetshëm. Sipas aktakuzës dhe dokumenteve të gjykatës, midis majit 2018 dhe korrikut 2019, Gogiç komplotoi me të tjerët për të shpërndarë sasi të mëdha kokaine përmes anijeve komerciale të mallrave. 

Gogiç dyshohet se ka koordinuar me burimet e kokainës në Kolumbi për transportin e tonelata kokainë në anijet e ngarkesave tregtare në det të hapur dhe një rrjet punonjësish portualë që transportonin dhe shkarkonin kokainë në Evropë nëpërmjet Shteteve të Bashkuara.

Sipas aktakuzës dhe dokumenteve gjyqësore, për të ngarkuar fizikisht kokainën në anije, ata kanë përdorur vinçat dhe rrjetat e anijes. Sapo kokaina ishte në bord, anëtarët e ekuipazhit e fshihnin atë në kontejnerë të posaçëm transporti që ata e dinin se kishin hapësirë ​​të mjaftueshme për të fshehur sasi të mëdha kokaine dhe që kishin vula të falsifikuara për konteinerët me mall brenda. Ata përdorën punëtorë që kishin akses në portet evropiane për të hyrë fshehurazi dhe për të hequr kokainën nga kontejnerët e transportit pas mbërritjes së tyre. Agjenti special Frank Tarantino i Administratës së Zbatimit të Drogës, Divizioni i Nju Jorkut (DEA) tha se sekuestrimi i kokainës me vlerë 1 miliard dollarë ishte një goditje e rëndë për rrjetin kriminal të Gogiç.

goran gogiç

Sondazh

Poll