Politike

Balla s’lë vetëm kryeministrin në veri, zbardhet porosia për strukturat e PS

27 Gusht 2019, 15:49 Nga DOSJA
Balla s’lë vetëm kryeministrin në veri, zbardhet porosia

LEZHË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ishte i pranishëm në mbledhjen që zhvilloi kryeministri Edi Rama në Lezhë me krerët e Partisë Socialiste për veriun.

Gjatë këtij takimi Balla tha se kryetarët e organizatave socialiste duhet të zgjidhen deri më 16 Tetor, ku do të përfshihen njerëz me inetgritet si, mësues, infermierë.

Më pas Balla shtoi se delegatët për kongres duhen sjellë deri më 9 Nëntor, si dhe regjistri elektronik i anëtarësise të kryhet deri më 5 Shtator. Këto ishin disa nga porositë që kreu i Grupit Parlamentar deklaroi para strukturave socialiste në Lezhë. 

“Në cdo organizatë duhet të ketë përgjegjës, një i punësuar nga bashkia ose institucionet qëndrore  që pas pune të jenë në zonë me partinë”, u shpreh Balla.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama në lezhë taulant balla valdrin pjetri edi rama edi rama në lezhë taulant balla valdrin pjetri

Sondazh

Poll