Politike

“A hyn dot si Jorgo Toto në Greqi”, PD-Kajmakut: Të ka gënjyer Rama, s’të ndihmon dot as Arta Marku

27 Gusht 2019, 15:45 Nga DOSJA
“A hyn dot si Jorgo Toto në Greqi”, PD-Kajmakut: Të ka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike i është përgjigjur Agim Kajmakut, duke i thënë nëse ai shkon dot sot në Greqi apo jo.

Në një reagim në Facebook, Bardhi shkruan se e vërteta do të dalë, për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi!

Të ka gënjyer Edi Rama, kur të ka thënë se do të të mbrojë Arta Marku. Më beso! Nuk të ndihmon dot as ajo!”, shkruan më tej nurmi i dy i PD.

REAGIM I PLOTË

Jorgo Toto i Vorës po tenton t’i bëjë shqiptarët për budallenj. Tregon pasaportën e Agim Kajmakut, në vend që të tregojë pasaportën e Jorgo Totos, emër me të cilin është arrestuar dhe është në kërkim në Greqi.

Si Agim Kajmaku ke hyrë dhe mund të hysh prapë në Greqi! Pyetja është, si Jorgo Toto a hyn dot? Jorgo Toto me foton në TIMS dhe me pasaportën nr. Z 0148497 a je ti?

Që e vërteta do të dalë, për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi! Që ti do të shkosh në burg, edhe këtë mos e dysho! Të ka gënjyer Edi Rama, kur të ka thënë se do të të mbrojë Arta Marku. Më beso! Nuk të ndihmon dot as ajo!

Partia Demokratike ka vijuar dhe sot me akuzat kundër Agim Kajmakut, kreut të Bashkisë së Vorës. Numdri dy i PD, Gazment Bardhi, ka publikuar dokumente të reja, ku sipas tij vërtetojnë se Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në vitin 2003 është Agim Kajmaku. Prokuroria sot i ka kërkuar PD t’i vendosë në dispozicion të gjitha informacionet që ka dhe ka marrë përgjigje nga Gazment Bardhi. Po ashtu ka ardhur dhe një reagim nga Agim Kajmaku, i cili i mohon të gjitha akuzat që janë bërë kundër tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun denimi i agim kajmakut ne greqi gazment bardhi agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun denimi i agim kajmakut ne greqi gazment bardhi

Sondazh

Poll