Politike

Vendi i Pjetrit mbetet bosh, Rama kërkon “kokat” e drejtorëve. Bushati kundër PS-së: Kemi dhe ne faj për Valdrinin

28 Gusht 2019, 10:17 Nga DOSJA
Vendi i Pjetrit mbetet bosh, Rama kërkon “kokat” e

TIRANË- Për më shumë se dy orë Edi Rama mblodhi Kryesinë e Partisë Socialiste ku u diskutua situata në Shkodër. Dhe pse në qendër të vëmendjes ishte, rasti i Valdrin Pjetrit, sërish vendi i lënë bosh prej tij do të qëndrojë bosh.

Në 120 minuta mësohet se janë bërë diskutime për katër kadidaturat që mund të zëvendësonin Pjetrin, por në fund situata ka mbetur pezull. Kryesia nuk është bindur nga ish-zëvëndëskryeminsitrja Senida Mesi, Megi Ajtyresa erdhi si propozim i degës së PS Shkodër, Zef Çuni, ish-zëvëndësministër i Kulturës në Qeverinë “Rama 1” dhe Astrit Beci, mjek i njohur në Shkodër dhe ish-deputet i PS.

Në fund të mbledhjes ka qenë Ditmir Bushati ai që ka folur pas mbledhjes, por jo në emër të PS. Ndërkohë ka qenë Taulant Balla ai që tregoi vendimet e marra në Kryesi. Bushati ka treguar se është kundër trejtimit që po i bën PS, situatës në Shkodër, duke kërkuar një shfarosje totale të fenomenit të kriminalizimit.

Më herët Rama sot zhvilloi dhe një mbledhje me drejtorët rajonalë në Shkodër, duke u kërkuar atyre dorëheqjen. Rama u ka thënë drejtorëve se nuk ka asnjë gjë personale me ta, por këto lëvizje po bëhen për të rregullaur imazhin e PS-në Shkodër.

Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste për veriun në Lezhë. Në takim është diskutuar për emrin që do të zëvendësojë Valdrin Pjetrin. Rama ka kërkuar shkarkimin e të gjithë drejtorëve rajonalë në Shkodër.

Pak ditë më parë Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas tyre vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Pjetri nga ana tjetër, dha dje dorëheqjen dhe tha se do të fokusohet në zbardhjen e të vërtetës, duke mohuar dënimin. Rama pezulloi të gjitha funksionet e tij në parti, ndërkohë që ende ka ngërç lidhur me datën e re të zgjedhjeve në Shkodër.

(A.B. A.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit beci dorehiqet valdrin pjetri kryesia e ps megi ajtyresa senida mesi zef çuni astrit beci dorehiqet valdrin pjetri kryesia e ps megi ajtyresa senida mesi zef çuni

Sondazh

Poll