Politike

Mbyllja e emisionit të Krastës, Rudina Hajdari: Një nga zërat që çdo fjalë i del nga shpirti

27 Gusht 2019, 20:24 Nga DOSJA
Mbyllja e emisionit të Krastës, Rudina Hajdari: Një nga

TIRANË- Deputetja e pavarur, Rudina Hajdari, ka reaguar pas lajmit se Adi Krasta nuk do rinisë emisionin në shtator. Në një reagim në mediat sociale, Hajdari shkruan se gazetari është një nga zërat që çdo fjalë i del nga shpirti.

Adi Krasta! Vërtet një nga zërat që çdo fjalë i del nga shpirti. Intervista me të është një përballje me vetveten dhe me realitetin. Askush nuk mund ta pengojë orgjinalitetin e tij dhe jam e sigurt që në çdo gjë që ai i përkushtohet, e kthen në një projekt të veçantë. #FreeMedia”, shkruan Hajdari.

Dje u konfirmuar se Adi Krasta nuk do të vijojë më emisionin e tij në Neës 24. Emisioni i Krastës prej një viti transmetohej të hënave në Neës 24, por në shtator nuk do të rinisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adi krasta mbyllet emisioni i krastes rudina hajdari adi krasta mbyllet emisioni i krastes rudina hajdari

Sondazh

Poll