Politike

“S’jam arrestuar”, Kajmaku i përgjigjet PD-së me foton e pasaportës: Po të isha në kërkim s’do hyja dhe dilja sipa

27 Gusht 2019, 15:15 Nga DOSJA
“S’jam arrestuar”, Kajmaku i përgjigjet PD-së me

TIRANË- Agim Kajmaku, ka reaguar sërish sot pas akzuave të Partisë Demokratike dhe publikimit të dokumenteve të tjera kundër tij.

Në një reagim në mediat sociale Kajmaku ka ripublikuar foton e një flete të pasaportës së tij, ku shkruan se e vërteta vonon, por nuk harron.

Kajmaku shkruan më tej në reagimin e tij se  ai është sulmuar nga PD sot dhe shton se nuk ka asnjë urdhër arrest kundër tij. “Une sjam arrestuar dhe sjam denuar ne Greqi po kam bere pune me emer tjeter si gjithe shqiptaret. Po te isha ne kerkim sdo hyja dhe dilja sipas qefit!”, shkruan numri një i Vorës.

REAGIMI I PLOTË

 

 

Tellalli i PD u mor me mua prape sot, po ska problem se e verteta vonon po nuk harron. Une paskam urdher arresti ne Greqi dhe hykam e dilkam sa here dua! Ja ku e kam qe kam hyre e kam dale nga Greqia para se te dilte emri kandidat. E verteta ime do vertetohet sic e kam then, po jo nga limoni i shtrydhur i PD po nga autoritetet.

Une sjam arrestuar dhe sjam denuar ne Greqi po kam bere pune me emer tjeter si gjithe shqiptaret. Po te isha ne kerkim sdo hyja dhe dilja sipas qefit! Prandaj le te hyje Luli dhe le te dali Gaz Bardhi sa te doje duke i ra fyllit me nje vrime, se rendesi ka e verteta. E verteta eshte me mua dhe une jam me te verteten! Shume shpejt do gjejne nje babale tjeter se babale mua s’me bejne dot.

Partia Demokratike ka vijuar dhe sot me akuzat kundër Agim Kajmakut, kreut të Bashkisë së Vorës. Numdri dy i PD, Gazment Bardhi, ka publikuar dokumente të reja, ku sipas tij vërtetojnë se Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në vitin 2003 është Agim Kajmaku. Prokuroria sot i ka kërkuar PD t’i vendosë në dispozicion të gjitha informacionet që ka dhe ka marrë përgjigje nga Gazment Bardhi. Po ashtu ka ardhur dhe një reagim nga Agim Kajmaku, i cili i mohon të gjitha akuzat që janë bërë kundër tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun denimi i agim kajmakut ne greqi partia demokratike agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun denimi i agim kajmakut ne greqi partia demokratike

Sondazh

Poll