Sport

Tensionet me Juventusin, ‘lamtumira’ e dhimbshme e Botërorit për Paul Pogba…

I dëmtuar në kofshë në stërvitje me Juventusin, Paul Pogba do të humbasë Botërorin (20 nëntor-18 dhjetor) me skuadrën e Francës. Kjo është mungeasa e dytë e ‘bluve’, pas asaj të N'Golo Kanté.

1 Nëntor 2022, 06:28 Nga DOSJA

Tensionet me Juventusin, ‘lamtumira’ e dhimbshme e Botërorit

FRANCE - Nuk do të ketë mrekulli. Pak ditë para shpalljes së lojtarëve që do të garojnë në Kupën e Botës për Francën (9 nëntor), Paul Pogba ka konfirmuar mungesën e tij në Botëror, nga burime italiane, pas ekzaminimeve të reja që zbuluan një dëmtim në kofshë.

Mesfushori është aksidentuar në stërvitje me Juventusin. Mbingarkesa e muskujve, sipas klubit torinez, lidhet me rritjen e ngarkesës së tij gjatë seancave. Ky dëmtim vjen pas operacionit në gjurin e tij të djathtë, i cili e ka lënë jashtë fushës që nga fillimi i sezonit.

Është një goditje e re për skuadrën franceze dhe mesfushorin e saj, pasi edhe N'Golo Kanté gjithashtu humbet Botërorin e Katarit. Blutë do të përpiqen të mbrojnë titullin e tyre nga 22 nëntori (20:00) kundër Australisë përpara se të sfidojnë Danimarkën më 26 nëntor (17:00), pastaj Tunizinë në datën 30 (16:00).

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 31 Tetor 2022, 15:03

Presioni shtyn miqësoren Rusi-Bosnjë…

BOSNJE - Federata Boshnjake e Futbollit u tërhoq të hënën, duke njoftuar shtyrjen e ndeshjes miqësore të planifikuar me Rusin&eu...