Politike

Berisha: Shkaku i armiqësisë me Ramën është logoja e PD-së, po e mban peng krimineli se ka në dorë gjykatat

Berisha tha se në vendin tonë Gjykatat janë në duart e Ramës.

31 Tetor 2022, 23:27 Nga F.M
Berisha: Shkaku i armiqësisë me Ramën është logoja e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se një nga shkaqet e armiqësisë me kryeministrin Edi Rama është se ky i fundit po mban peng logon e PD-së.

I ftuar në emisionin “Now”, Berisha tha se në vendin tonë Gjykatat janë në duart e Ramës. Ai u shpreh se duke monitoruar gjyqin e Partisë Demokratike, Rama po kërkon të zhdukë Opozitën.

“Një nga shkaqet e armiqësisë sonë absolute me Ramën ajo që bën me logon tonë. Ku ka Gjykatë këtu, këtu është vetëm Edi Rama. Si mund të thotë gjykata palë kur sje palë. Të bësh palë atë që nuk është palë do të thotë të prishësh çdo proces gjyqësor në tokë. Nuk merrem fare me drejtësinë, është Edi Rama. Nuk kam asnjë sinjal, kam punë me Edi Ramën. Ajo është një çështje krejtësisht e veçantë dhe absolutisht është një betejë. Nuk mund ta konfiskojë logon ai. Është kriminel, ai do të zhdukë opozitën duke konfiskuar logon. Si mund të bëhet kjo? A do mbrohet pluralizmi këtu apo jo? Edi Rama mund të bëjë çfarë të dojë, por ne nuk i nënshtrohemi kurrë. Logoja e PD-së, me vendim gjykate është e jona. Nuk ka një vendim tjetër që e hedh poshtë,”- tha Berisha.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll