Politike

"S'përmend oligarkët"/ Berisha-Bardhit: S'jam selektiv, por dosjen e Durrësit e njoh mirë, është aferë gjigante

Berisha u shpreh se ai nuk është selektiv në lidhje me denconcimet për oligarkët, por ka përmendur Durrësin sepse atë dosje njeh më shumë.

31 Tetor 2022, 23:16 Nga F.M
"S'përmend oligarkët"/ Berisha-Bardhit: S'jam
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili tha se kryedemokrati nuk i përmend oligarkët me emra. I ftuar në emisionin “Now”, Berisha u shpreh se ai nuk është selektiv në lidhje me denconcimet për oligarkët, por ka përmendur Durrësin sepse atë dosje njeh më shumë. 

“Absolutisht, jo. Unë nuk jam selektiv. Afera e Portit të Durrësit është afera më gjigante në të gjithë Evropën dhe botën madje. Është aferë që i kalon 5 miliardë. Jam i përqëndruar totalisht te Porti i Durrësit. Është aferë e paimagjinueshme. Jam marrë intensivisht me dosjen e Durrësit,"- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll