Politike

Berisha: Ata të dalin e të thonë që janë fraksion, ta provojnë e ta shohin

Berisha nënvizoi se ata duhet të deklarojnë vetë që janë fraksion brenda partisë dhe me pas duhet të shohin se çfarë mund t’u jepet në bazë të statutit.

31 Tetor 2022, 23:07 Nga F.M
Berisha: Ata të dalin e të thonë që janë fraksion, ta
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ai dhe Kryesia i pranon si fraksion grupin tjetër në PD, përderisa kështu e parashikon statuti. Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Berisha nënvizoi se ata duhet të deklarojnë vetë që janë fraksion brenda partisë dhe me pas duhet të shohin se çfarë mund t’u jepet në bazë të statutit.

“Statuti i mëparshëm kishte nenin e përjashtimit, jam unë që kam hequr nenin e përjashtimit. Çfarë kërkon për fraksion? Kërkon kurajo të thuash që unë jam fraksion. Bën një platformë dhe ia paraqet shqiptarëve. Tani për tani, unë dhe Kryesia e PD-së do i pranoj si fraksion,  përderisa është në statut. Unë nuk i quaj fraksion ata, le ta quajnë vetë veten.Nëse ata si anëtarë dhe deputetë të PD-së dëshirojnë të marrin pjesë në të gjitha strukturat elektorale të kësaj partie, janë të mirëpritur. Nëse ata duan të krijojnë fraksion, nesër të thonë, kjo është statut, duam këtë dhe ata do e shohin nëse do e japin apo jo”, theksoi Berisha.

Marrë nga Euronews

sali berisha partia demokratike

Sondazh

Poll