Politike

Lobingu në PD/ Berisha: Nuk e di nëse janë para ruse, Basha të dalë të tregojë si i nisi në Skoci

Ai u shpreh se Bashës i ka kërkuar që të dalë dhe të tregojë se si i ka marrë paratë, cili është burimi i tyre dhe si i ka nisur në Skoci.

31 Tetor 2022, 23:22 Nga F.M
Lobingu në PD/ Berisha: Nuk e di nëse janë para ruse, Basha
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i kërkoi ish-kreut të Partisë Demokratike që të dalë dhe të tregojë se ku i mori paratë për të cilat akuzohet se ka lidhje me Rusinë. I ftuar në emisionin “Noë”, Berisha tha se nuk ka prova për të thënë se paratë për PD-në erdhën nga rusët. Ai u shpreh se Bashës i ka kërkuar që të dalë dhe të tregojë se si i ka marrë paratë, cili është burimi i tyre dhe si i ka nisur në Skoci.

“Ndonjë vizitë është bërë në seli. Ambasadori ka qenë në seli. Dil trego i kam thënë, ku i more paratë dhe si i çove në Skoci. Kaq kam kërkuar. Që kanë qenë 650 mijë dollarë, kanë qenë me faturë. Që kanë kaluar nga Binjata, është fakt. Cili është burimi i tyre? Nuk edi. A i takon Lulzim Bashës të tregojë se ku i mori paratë? Jo se dua të godas Lulzim Bashën, po të kisha dashur, kisha gjetur mënyra të tjera. Të tregojë kush ia dha paratë. Janë apo jo para ruse, këtë nuk di ta them,”- theksoi kryedemokrati.

sali berisha lulzim basha

Sondazh

Poll