Politike

Gjylameti-PD: Doni të copëtoni vendin me shpresën se do fitoni ndonjë bashki në zgjedhje

Deputetja mori si shembull Dibrën dhe tha se vetëm shpresa për të fituar ndnjë 'copë', e shtyn Opozitën të kërkojë ndarjen e saj në 5 pjesë. 

31 Tetor 2022, 17:20 Nga F.M
Gjylameti-PD: Doni të copëtoni vendin me shpresën se do fitoni
Blerina Gjylameti

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste ka hedhur akuza ndaj deputetëve të Opozitës në lidhje me propozimin e bërë për Reformën Territoriale. E pranishme në Kuvend, Gjylameti thotë se PD-ja kërkon të copëtojë vendin me synimin për të fiturar ndonjë bashki në zgjedhjet lokale të vitit 2023. Deputetja mori si shembull Dibrën dhe tha se vetëm shpresa për të fituar ndnjë 'copë', e shtyn Opozitën të kërkojë ndarjen e saj në 5 pjesë. 

"Një bashki nuk është një projekt në letër, jemi katandisur që dilni këtu dhe thoni, qoftë edhe një. Unë nuk e di domethënë. Mjafton të shohësh propozimet tuaja, kupton që ju mendoni se do të fitoni zgjedhjet duke copëtuar Shqipërinë. Unë do të doja të dija se cili është argmenti që qëndron pas faktit që Dibra duhet ndarë në 5 bashki, Lurë, Shupenzë, Maqellarë, Kastriot, të mendosh që të ndash Dibrën në 5, do të thotë të kesh synimin e vetëm që dukë çarë e ndarë vendin mund të fitosh ndonjë gjë. Nuk di se si mund të ndani Pogradecin në Starovë e Pogradec, ata janë një. Cili është sensi. Ju shpresoni që vetëm duke bërë edhe njëherë atë që bëni zakonisht, keni shansin të vini në pushtet,"- tha Gjylameti. 

blerina gjylameti seance plenare 31 tetor 2022

Sondazh

Poll