Politike

Zgjedhjet/ Berisha ndan mesazhin në Tik Tok: Kandidatët e opozitës do jenë prodhimi më i mirë politik i vendit

Kreu i PD-së thotë se këto kandidatë, i japin fund kryetarokracisë dhe vendosin në piedestal votën e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së.

31 Tetor 2022, 12:18 Nga A.B
Zgjedhjet/ Berisha ndan mesazhin në Tik Tok: Kandidatët e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përcolli një mesazh për zgjedhjet vendore. Përmes një mesazhi të ndarë në Tik Tok, Berisha i konsideron kandidatët e opozitës për zgjedhjet si prodhimin më të mirë politik që ka njohur vendin ndonjëherë. Në videomesazh, kreu i PD-së thotë se këto kandidatë, i japin fund kryetarokracisë dhe vendosin në piedestal votën e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së.

'Kandidatët e opozitës për zgjedhjet vendore, prodhimi më i mirë politik që vendi ka njohur ndonjëherë. Primaret, ndryshim epokal! Ato i japin fund kryetarokracisë, vendosin në piedestal votën e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike.'- tha Berisha.

Belind Këlliçi dhe Gert Bogdani janë të vetmit kandidatë që janë zyrtarizuar për primaret në PD.

sali berisha

Sondazh

Poll