Politike

"Zgjedhorja"/ Prezantimi i raportit të PD shkakton DEBAT, Mediu ikën nga salla, Alibeaj: Sefa ka punuar, PS e ka për terezi

Shkak është bërë Indrit Sefa dhe Viktor Gumi, të cilët kanë depozituar ekspertizën e tyre lidhur me reformën zgjedhore.

31 Tetor 2022, 12:47 Nga k.m.
"Zgjedhorja"/ Prezantimi i raportit të PD shkakton DEBAT, Mediu
Fatmir Mediu dhe Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Debati tek Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Shkak është bërë Indrit Sefa dhe Viktor Gumi, të cilët kanë depozituar ekspertizën e tyre lidhur me reformën zgjedhore. Por ekspertët e tjerë janë ankuar për kohën që kanë marrë shkresën, duke u shprehur se nuk kanë pasur hapësirën e nevojshme për ta diskutuar dokumentin. Përfaqësuesit e aleatëve kanë kërkuar shtyrjen e seancës, ndërsa Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që për të respektuar punën e ekspertëve, sot së paku duhet të dëgjonin prezantimin.

PJESË NGA DEBATI NË KOMISION:

Mediu: Do ishte mirë që për çështje të kemi diskutim paraprak. Jo të vijmë këtu e të bëjmë diskutim, njëri në një anë, tjetri në një anë. Rolin e bashkëkryetarit ta rishikojmë në një konsultim paraprak para se të vijmë këtu. Të vijmë këtu më të unifikuar

Alibeaj: Mirë do ishte që sot meqë thoni i keni marrë dokumentat të shtunën, sot të ecim me prezantimin.

Mediu: Materiali i zotit Bumi ka nevojë për ta respektuar. Ka një gjë të thjeshtë, nëse sjellin ekspertët vetëm rekomantimet nuk ka nevojë për komision. Ka nevojë vetëm për ju të dy dhe pastaj të rrimë kot. Nuk ka funksionuar kurrë kështu. Ka pasur mendim të ekspertëve, debat. Kjo që thoni ju është e thjeshtë. Secili sjell materialin e tij, ia dërgon partisë. Partia vendos dy burra të mençur dhe e vendos vetë vete apo jo materiali. Kjo nuk është reforma e PD, PS apo PR. Ka nevojë për të diskutuar. Nëse nuk do të ketë komunikim me diskutim paraprak, atëherë më mirë të tjerët të ikin dhe të flasë zoti Gumi dhe Sefa. Çështë është ç'organizimi që kemi për veten tonë.

Alibeaj: Këtë nuk e pranoj. Ti mund të ikësh, por unë nuk e pranoj. Kërkuat ekspertizë dhe ja ku i keni. Por që të ndodhë dhe të punojë eksperti i Partisë Demokratike dhe të kërkohet që në kuadër të opozitës, eksperti të kërkojë dritë jeshile nga ekspertët e partive të tjera, kjo nuk ka për të ndodhur. Materialet më masive në funksion të zgjedhjeve të ndershme do vijnë nga PD-ja, këtë e di. Por edhe ekspertët e tjerë do të duhet që të punojnë. Jo vetëm që nuk ka as ekspertë, përkundrazi, ajo që unë kam bërë është që ekspertiza të jetë e njëjtë dhe në kushte të njëjta. Çdo material që do përgatitet gara se të diskutohet, t'i jepet çdo eksperti. Kur të vijnë dhe të diskutojnë ta dinë se ku janë divergjencat. Do kemi dhe kjo është e sigurtë. Mesa duket... Për herë të tjera të dashur ekspertë është  mirë që edhe ju të jeni aktivë siç ka qenë zoti Sefa. 

Silva Caka: Vetëm një kujtesë. Me aq sa kujtoj unë kur u ndamë ekspertët. U caktuan Gumi dhe Sefa që do të mblidhnin draftet tona. Gjithashtu është thënë që do jenë ekspertët. Kam dërguar një mesazh për të kërkuar një takim për të reflektuar opinionet. Në një draft që bie në orën 11 të darkës, në gjykimin tim është i pamjaftueshëm. E kam kërkuar që dhe ne të ulemi, sepse ky Parlament ka parë dy lloj prezantimesh, ai i reformës në Drejtësi dhe drafte të ndara nga secili ekspert. Korrenspondenca me emaileve është e pamundur. 

Gjiknuri: Mesa po kuptoj Gumi dhe Sefa janë si skllevër. Ne të gjithë në jetë atë synojmë, dikush tjetër të punojë më shumë se ne. Ju tani thoni që; pse punojnë këta skllevërit? Ju jeni ata që draftoni, por po iu jap një këshillë. Nuk janë marrë parasysh këto elementë. Ose po nuk ka konsensus mes jush, bini dakord e mos ejani fare. Këta të dy po pergatisin brumin, ju do bëni komentet tuaja. Unë nuk e kam problem që edhe kjo mbledhje të mos zhvillohej, le t'i dëgjojmë nga është nisur edhe zotëria që është futur në momentin e fundit. Megjithatë le ta dëgjojmë dhe atë, mos bëjmë komente, ta mbyllim këtu. 

Vasili: Pse mos të funksionojmë si të gjithë komisionet mor derëzi? Ky parlament nuk ka lindur sot. Nuk kemi ardhur sot në Parlament. Ti materialin ma ke sjellë në orën 9 të mëngjesit, edhe kjo është e vërteta. Tani çfarë thua? Ti thua nuk keni bërë vërejtje. Statusi profesional është ai që i ngre më lart. E dëgjon apo jo? 

Alibeaj: Sefaj ka punuar. Mirë që ka punuar, ka lënë gjithë punët e tjera, jo vetëm të vendimit të Kuvendit, por edhe nga udhëzimet që i kam dhënë e kam të papranueshme situatën kur nga ekspertiza tjetër të qortohet. Nëse ekspertët e tjerë iu duket se koha është e shkurtër për të reaguar, le të kërkojmë kohë dhe të mblidhemi më shpejt. Të bëjë prezantimin eksperti ynë, të njihet publiku dhe të ketë mundësi që edhe shoqëria civile të ketë mundësinë e reagimit. Nëse doni të bëni lojë, ne sot kemi rënë dakord për një rend dite. Eksperti ynë ka punuar. Kanë pasur kohë për të reaguar, nuk e kanë bërë. Doni ta ktheni në lojë politike? Asnjë nuk ka sjellë diçka. Unë kam nevojë që të ecim shpejtë se këta e kanë në terezi. Opozita e ka detyrimin që të ecë një orë e më parë. Të punojnë edhe espertët e tjerë.

Vasili: Anëtarët e komisionit në orën 9.30 kanë marrë materialin përkatës. Unë do e bëj publike këtë. Nuk iu lejon njeri që të bëni rregulloren si të doni. Unë jam anëtar i Komisionit.

reforma zgjedhore 2022 enkelejd alibeaj fatmir mediu silva caka

Sondazh

Poll