Politike

“Do ikin të gjithë drejtorët”, Rama paralajmëron ‘furtunë’ në Shkodër: Janë të gjithë të paaftë

27 Gusht 2019, 13:59 Nga DOSJA
“Do ikin të gjithë drejtorët”, Rama paralajmëron

LEZHË- Të tjera detaje janë mësuar nga takimi i Edi Ramës në Lezhë. Sipas informacioneve mësohet se Rama është treguar i ashpër me të gjithë drejtorët e bashksisë Shkodër.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se do të ketë “furtunë” në Shkodër, pasi sipas Kryeministrit drejtorët janë të paaftë.

Do iki çdo drejtor, me të mirë ose të keq. Janë të gjithë të mbaruar. Do të bëjmë një ndryshim radikal”, mësohet të ketë thënë Rama.

Mësohet se Rama ka ngarkuar deputetin Luan Harusha për të ndjekur këtë proces. Ai ka kërkuar gjithashtu që në të gjitha postet drejtuese të bashkisë të emërohen gra.

Nesër pritet që në selinë e PS në orën 17:00 të Rama të mbledhë të gjithë drejtorët për t’u komunikuar vendimin. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia shkodër edi rama edi rama në lezhë bashkia shkodër edi rama edi rama në lezhë

Sondazh

Poll