Politike

'PS dhe Ramës nuk i bën presion askush'/ Ankesat për mediat, Balla: Keqardhje për çdo televizion që shpif

Balla u shpreh se mediat janë duke shpifur me lajmet që përcjellin.

31 Tetor 2022, 12:30 Nga A.B
'PS dhe Ramës nuk i bën presion askush'/ Ankesat për
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se PS dhe Ramës nuk i ushtron askush presion. Në një deklaratë për gazetarët, Balla u shpreh se mediat janë duke shpifur me lajmet që përcjellin. Ai mori shembullin e lajmit të largimit të policëvem duke thënë se nuk është aspak e vërtetë si rast.

'PS dhe Ramës nuk i bën presion askush, as nga televizonet dhe as nga ekranet. Sot duhet që të ketë një media shumë korrekte, ka plot probleme dhe halle që duhen adresuar. Keqardhje për çdo televizion dhe media që nuk e kryejnë rolin e tyre sesi është e vërteta. Mund të ketë shumë mundësi që këto çështje ti bëjmë e ti zbardhim siç duhen. Nuk është e vërtetë që ikin 8 punonjës policie, nuk është e vërtetë. Rama ka plot të drejtë me atë që thotë dhe pse ne kemi thënë se jemi tërhequr nga ligji i medias për shpifje, thirrja ime për median është që të kursejnë shpifjet. '- u shpreh Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll