Politike

Ndarja territoriale, Balla: Shqipëria më 14 maj do votojë në 61 bashki

Balla u shpreh se më 14 maj të vitit që vjen, Shqipëria do të votojë në 61 bashki.

31 Tetor 2022, 12:18 Nga A.B
Ndarja territoriale, Balla: Shqipëria më 14 maj do votojë në
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se Partia Socialiste nuk do të mbështesë një ndryshim të ndarjes administrative të vendit. Nga Kryesia e Kuvendit, Balla u shpreh se më 14 maj të vitit që vjen, Shqipëria do të votojë në 61 bashki. Po ashtu, ai shtoi se deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ishte i qartë dhe i prerë në propozimin e tij mirëpo shtoi se janë kundër saj.

Nuk mund ti heqësh bashkisë Lezhë detin dhe ta lësh pa det. Janë disa parime shumë të rëndësishme në këtë vlerësim.  Kur aleanca e rublave miratonte buxhetin e shtetit, ishte 2 herë më i vogël se buxheti që do miratojmë në Kuvendin e Shqipërisë. Mund të ketë raste kur dy bashki mund të bëhen 1 por që numërohen me gishta. Alibeaj ka qënë i prerë dhe ka qënë e vështirë të shkojë me një numër të vogël. Propozimi im është që të diskutojmë në dobi të asaj që unë thashë. Numri i bashkive nuk mund të jetë kushti themelor por sa mirë i shërbejmë një qytetari. Shqipëria më 14 maj do votojë në 61 bashki. Në të ardhmen mund të rishikohet numri i bashkive”, tha Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll