Politike

'Siguria'/ Manja: Do ndërtojmë institucion që do i shërbejë gjithë jugut dhe burg për gratë në Tiranë

Ulsi Manja dha detaje për ndërtimet dhe rindërtimet e institucioneve të vuajtjes së dënimit.

31 Tetor 2022, 10:57 Nga A.B
'Siguria'/ Manja: Do ndërtojmë institucion që do i
Ulsi Manja

TIRANËDitën e sotme, në Komisioni për Sigurinë Kombëtare, po diskutohet “Projektbuxheti i vitit 2023”. Ministri Ulsi Manja, deklaroi se së shpejti po të ndërtohet institucioni i rehabilitimit të të miturve si dhe shtoi se do të ndërohet dhe institucioni që do t'i shërbejë jugut. 

'Do të ndërtojmë Institutin e rehabilimit të të miturve, që aktualisht janë në Kavajë. Tërësisht trajtim ndryshe 14-21 vjeç. S’do t’u mungojë asgjë. Do fillojmë ndërtimin e burgut të grave në Tiranë, me kushte dinjitoze. Kapacitete më të mëdha të Mjekësisë Ligjore, ku do të bëhet shtesë kati.

Rikonstruksion spitalit të burgut. Burgu i Fushë Krujës të jetë në funksion të gjykatës së Apelit në Tiranë. Edhe sa i përket burgut të Tepelenës, qëllim ynë është që për jugun ne të kemi një institucion të ri në Kardhiq. Do t’i shërbejë gjithë zonës së jugut.’- tha Manja.

ulsi manja komisioni i sigurise

Sondazh

Poll