Politike

Nisma “Thurje” gati për zgjedhjet lokale: Do të luftojmë për bashkinë e Tiranës

Anëtarët e nismës bënë me dije se do të punojnë gjithashtu edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale, ku do të garojnë për Bashkinë e Tiranës.

31 Tetor 2022, 11:19 Nga k.m.
Nisma “Thurje” gati për zgjedhjet lokale: Do të
Pano Soko

TIRANË- Përfaqësues të nismës “Thurje” kanë njoftuar se do të bëhen pjesë e garës në zgjedhjet lokale. Përmes një deklarate për shtyp para Universitetit Politeknik të Tiranës, anëtarët e nismës bënë me dije se do të punojnë gjithashtu edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale, ku do të garojnë për Bashkinë e Tiranës.

“Ka 20 mijë apartamente ende të pashitura por ka ende të pastrehë, një çift i ri duhet të punojë dy jetë për të marrë një shtëpi. Do të luftojmë për bashkinë Tiranë. Zgjedhja që qytetarët kanë përpara është rikthim në të shkuarën ose një rruge të re, një qytet që na shërben të gjithëve apo një kantier ndërtimi që i shërben mafias. Të vazhdohet kjo agoni 30-vjeçare apo të ecet para? Kontrasti është i qartë. Kemi ardhur për tu bërë thirrje qytetarëve të Tiranës t’i bashkohen nismës “Thurje”, koha është tani por na duhesh dhe ti,”-tha Endri Shabani.

Një tjetër anëtar i "Thurje", Pano Soko shtoi se: Kur hedhin votën të pikturojnë qytetin për fëmijët e tyre. Të votohet ai që sjell progres dhe nisma jonë është pikërisht për këtë gjë. Do i drejtohemi KQZ-së sepse jemi grupim jashtë strukturave aktuale, të marrim formularët, do shihen alternativat tona.

Zgjedhjet lokale janë vendosur që të mbahen më 14 maj të vitit që vjen, ndërkohë që deri më tani partitë e mëdha duket se janë ndarë në dy kampe. Partia Demokratike ka aleancë me Partinë e Lirisë së Ilir Metës, ndërsa socialistët janë të vetëm përballë tyre. 

pano soko

Sondazh

Poll