Politike

'Krerët e krimit fshihen në Dubai'/ Debate në Komision, Manja: Do ekstradojmë çdo shqiptar që kërkohet nga shteti

Shqiptarët e kërkuar nga drejtësia u bë çështje debati në Komision.

31 Tetor 2022, 11:24 Nga A.B
'Krerët e krimit fshihen në Dubai'/ Debate në Komision,
Ulsi Manja

TIRANË- Marrëveshja e ekstradimit mes Shqipërisë dhe Dubait për shqiptarët e kërkuar nga Qeveria ishte temë diskutimit sot në Komisionin e Sigurisë. Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se burgjet shqiptare janë mbushur me hallexhinj ndërsa kriminelët e vërtetë janë në Dubai. Ministri Ulsi Manja, në përgjigje tha se nuk ka ende një marrëveshje ekstradimi me Dubain pasi duhet që të ketë vullnet nga dy palët. Por, ai shtoi se të gjithë shqiptarët që janë në kërkim nga vendi ynë,do të ekstradohen. 

Ervin Salianji: Burgjet popullohen nga hallexhinjtë nga ata që ndërtojnë pa leje, ata që bëjnë dyer dhe derë shtëpie. Krerët e krimit janë në Dubai. Dje një ngjarje tjetër e rëndë në zonë rezidenciale, një vrasje. Ju takon te marrëveshja që duhet të bëjë qeveria për ekstradimin është e domosdoshme. Ata që janë të pamundur dënohen dhe ata që janë krerë të krimit ndërtojnë në mes të Tiranës dhe vendosin kush do të hyjë në burg dhe kush do të dalë nga burgu.

Ulsi Manja: Lidhur me marrëveshjet e ekstradimit është kërkuar edhe në Kuvend pse Shqipëria nuk nënshkruar marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ato janë edhe çështje e vullnetit të përbashkët. Mund të kërkosh ti por varet sa është vullneti i palës tjetër. Nuk ka qasje për marrëveshje ekstradimi. Shumë shpejt një grup në nivel ekspertësh kanë shfaqur kërkesën për të ardhur në Tiranë. Ne jemi të hapur me çdo shtet për marrëveshje ekstradimi. Mirëpo, çdo shqiptar që është në kërkim nga Shqipëria, kudo që të jetë do ekstradohet.

ulsi manja

Sondazh

Poll