Politike

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit përsëri para SPAK: Nuk tërhiqemi

Edhe në tubimin e sotëm, ata deklaruan se do ta çojnë deri në fund këtë çështje pavarësisht provokimeve.

31 Tetor 2022, 11:51 Nga k.m.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit përsëri para SPAK: Nuk
Adriana Kalaja

TIRANË- Përfaqësues të Aleancës për mbrojtjen e Teatrit janë mbledhur përsëri sot para ndërtesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Edhe në tubimin e sotëm, ata deklaruan se do ta çojnë deri në fund këtë çështje pavarësisht provokimeve.

“Sikundër e kemi thënë ne jemi të vendosur për ta çuar deri në fund çështjen e Teatrit Kombëtar sepse parregullsia, paligjshmëria, korrupsioni i mafies së këtij vendi është i padiskutueshëm dhe i dukshëm, i dukshëm në çdo gjë. Shtoi pastaj këtij korrupsioni edhe udhëtimet me çarter, shtoi edhe inceneratorët shtoi edhe të gjitha abuzimet që bëhen në këtë vend; tregon që drejtësia në këtë vend nuk funksionon dhe ta dinë mirë që ne nuk do të tërhiqemi me gjithë provokimet që na bën pushteti. Ju e vutë re, e patë se si vijnë e na provokojnë këtu. Ne nuk do të tërhiqemi, çfarëdolloj provokimesh, çfarëdolloj kërcënimesh që të na bëjnë. Ne çështjen e Teatrit Kombëtar do ta çojmë deri në fund. Teatri aty dhe ashtu siç ishte,"-u shpreh para mediave Edmond Budina. 

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë disa padi në SPAK për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. 

aleanca per mbrotjen e teatrit

Sondazh

Poll