Politike

Ankesa e të burgosurve të Elbasanit për kushtet, Manja: U habitëm! Ju ftoj t'i inspektojmë

Manja u shpreh se kushtet dhe ushqimi në burgje është në standarte dhe norma të duhura.

31 Tetor 2022, 10:57 Nga A.B
Ankesa e të burgosurve të Elbasanit për kushtet, Manja: U
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri Ulsi Manja deklaroi ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë se është njohur me këkresën e bërë nga të burgosurit që vuajnë dënimin në Elbasan. Ai u shpreh se është habitur nga kërkesa e tyre, pasi kushtet dhe ushqimi që ofrohet është në standartet e duhura. Më tej, ai ftoi të gjithë anëtarët e komisionit që të shkojnë në Elbasan dhe të kryejnë një inspektim. 

'Jemi njohur me ankesën e të paraburgosurve të Elbasanit, po e them hapur, u çuditëm se monitorimet në JVP sa i takon kushteve janë të përjavshme, nëse sot 80% e të dënuarve konsumojnë ushqimin në JVP do të thotë se standartet dhe norma ushqimore është e duhura. Ne mund të jemi të paragjykuar e kemi bërë analizën tonë, po atë ditë. Ftesa ime është e hapur, jeni të mirëpritur që të shkojmë në Elbasan. '- u shpreh Manja.

ulsi manja

Sondazh

Poll