Politike

Pallati i pa kolauduar lë jashtë 120 familje, banorët protestë përpara Bashkisë së Tiranës:  Duam shtëpitë tona

Sot, ata kanë dalë në protestë tek bashkia e Tiranës për të kërkuar një zgjidhje.

31 Tetor 2022, 10:44 Nga k.m.
Pallati i pa kolauduar lë jashtë 120 familje, banorët
Pamje nga protesta

TIRANË- 140 familje kanë mbetur pa një çati mbi kokë si shkak i një konflikti mes ndërtuesëve, kjo sepse edhe pse godina ka përfunduar së ndërtuara, sërish ata nuk lejohet që të futen brenda. Sot, ata kanë dalë në protestë tek bashkia e Tiranës për të kërkuar një zgjidhje. Me pankarta në duar, ata kërkuan një zgjidhje nga institucioni i Bashkisë së Tiranës, ndër kanë thirrje: Duam shtëpitë tona; Vendosni drejtësi ndaj 120 familjeve që kanë ngelur rrugëve.

Në deklaratën e tyre, qytetarët pretendojnë se kanë firmosur kontrata blerje për apartamente në zonën e ish-parkut në Tiranës, por kanë mbetur jashtë si pasojë e konfliktit mes dy ndërtuesve. E gjitha nisi pasi dy pronarët Llanaj dhe Allmuça kishin rënë dakord në vitin 2014 për ndërtimin e objektit brenda vitit 2019, por kontrata mes tyre është prishur dhe objekti nuk është ndërtuar, duke sjellë probleme jo vetëm mes dy biznesmenëve, por edhe me banorët, që vijojnë të jetojnë me qira.

Më pas, konflikti mes tyre degradoi me një plagosje, e deri më tani çështja nuk është zgjidhur. Kontrata mes tyre është prishur dhe objekti nuk është ndërtuar, duke sjellë probleme jo vetëm mes dy biznesmenëve, por edhe me banorët, që vijojnë të jetojnë me qira. Si pasojë, 120 familje kanë mbetur pa shtëpi me pretendimin se pallati, ndërsa 300 banorët e gjysmës tjetër të pallatit janë vendosur në banesat e tyre. Ndërkohë që pas protestave të sotme, sërish ende nuk ka një reagim nga Bashkia e Tiranës. 

protesta per pallatin tek ish-parku

Sondazh

Poll