Politike

Gati për në Primare/ Artur Mahmutaj konfirmon kandidaturën për kryetar bashkie në Fier

Këtë e ka bërë të ditur vetë Mahmutaj me anë të një statusi në rrjetet e sij sociale, ku edhe ka bërë me dije ambicien e tij. 

30 Tetor 2022, 21:58 Nga k.m.
Gati për në Primare/  Artur Mahmutaj konfirmon kandidaturën
PD në Fier

FIER- Anëtari i Partisë Demokratike, Artur Mahmutaj ka konfirmuar se është gati të bëhet pjesë e Primareve të Sali Berishës, për të kandiduar për kryetar bashkie në qytetin e Fierit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Mahmutaj me anë të një statusi në rrjetet e sij sociale, ku edhe ka bërë me dije ambicien e tij. 

"Të nderuar anëtar dhe simpatizantë të Partisë Demokratike Fier, Gjendja në qytetin e Fierit kërkon veprim, të guximshëm dhe të shpejtë - dhe ne duhet të veprojmë! Për këtë arsye, si anëtar i PD-së prej 30 vitesh, marr përgjegjësinë të kandidojë për zgjedhjet primare për Kryetar të Bashkisë Fier,"-shkruan ai.

Nga ana e Partisë Demokratike është vendosur 6 nëntori si afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve. Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit. Në këto tre bashki, ndër më të mëdhatë në vend, procesi pritet të mbyllet brenda nëntorit.

artur mahmutaj primaret ne pd

Sondazh

Poll