Politike

PD “ndez motorët”/ Flamur Noka publikon foto nga takimet me degët e partisë: Gati për “Primaret” dhe protestat

Flamur Noka shkruan se aksioni politik nuk do ndalet dhe lidershipi i kësaj force politike është garanci se shqiptarët do të kenë alternativë në zgjedhjet e ardhshme.

30 Tetor 2022, 22:15 Nga k.m.
PD “ndez motorët”/ Flamur Noka publikon foto nga takimet me
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka postuar disa foto në rrjetin e tij social Facebook, ku shkruan se Partia Demokratike po përgatitet për “Primaret” dhe protesta në çdo degë të saj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Flamur Noka shkruan se aksioni politik nuk do ndalet dhe lidershipi i kësaj force politike është garanci se shqiptarët do të kenë alternativë në zgjedhjet e ardhshme.

"Përgatitje për primare dhe protesta në çdo degë të Partisë Demokratike. Më 12 nëntor të gjithë në Tiranë! Më 12 nëntor, Tirana do të jetë kryeqyteti europian i protestës. Ne nuk do e ndalim aksionin tonë politik dhe thirrjet për protesta kombëtare, që Edi Rama dhe tenderistët e tij ta kenë të qartë me cilët kanë të bëjnë dhe kë kanë përballë. Ne po vendosim votën e demokratëve dhe simpatizantëve në themel të vendimmarrjes politike, për të institucionalizuar modelin më të prekshëm të demokracisë së brendshme, që është pikënisje për demokratizimin e vendit. PD dhe lidershipi i saj janë garanci se shqiptarët do të kenë alternativë në zgjedhjet e ardhshme,"-shkruan Noka.

POSTIMI I PLOTË:

flamur noka

Sondazh

Poll