Politike

Drejtori i Burgjeve: Që nga rritja e pagave nuk ka pasur asnjë dorëheqje nga radhët e policisë

Kjo deklaratë vjen pas intervistës së një ish-polici për largimin nga puna.

31 Tetor 2022, 10:44 Nga A.B
Drejtori i Burgjeve: Që nga rritja e pagave nuk ka pasur asnjë
Komisioni

TIRANË- Drejtori i Përgjithshme i Burgjeve, Admir Abrija deklaroi ditën e sotme se nuk ka pasur asnjë dorëheqje nga policia që kur u rritën pagat. Këtë deklaratë ai e bëri në Komisionin e Sigurisë. 

'Që nga dita e rritjes e pagave ne nuk kemi asnjë dorëheqje nga sistemi i policisë.'- tha Abrija.

Ky reagim vjen pas deklaratave të shumta se policët po largohen nga policia e shtetit dhe pas deklaratës së një ish efektivi. Klodian Xhaferri tha për Top Channel se pagat e ulëta, mos marrja e dietave dhe shpërblimeve si dhe niveli i stresit janë ndër arsyet kryesore që punonjësit e policisë sapo përfundojnë stazhin 5-vjeçar pas përfundimit të akademisë japin dorëheqjen. Fillimisht dorëheqjet masive të efektivëve për shkak të kushteve të punës u denoncuan nga gazetari Artan Hoxha dhe u përforcuan nga kryedemokrati Sali Berisha. Vetë kryeministri Edi Rama, e ciloi një 'gënjeshtër të ligë' të kreut të opozitës. 

admir abrija komisioni i sigurise doreheqjet e policeve

Sondazh

Poll