Aktualitet

Vdekja e Lear Kurtit/ Prokuroria rimerr në pyetje mjekët, dëshmia: Mbërriti në spital pa shenja jete

Sot ka nisur ekzaminimi i kamerave të spitalit pas dëshmive të mjekëve e kartelës mjekësore. 

31 Tetor 2022, 10:26 Nga A.B
Vdekja e Lear Kurtit/ Prokuroria rimerr në pyetje mjekët,
Lear Kurti

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar marrjen në pyetje të mjekëve dhe infermierëve që ishin në turnin e tretë në spitalin e Traumës. Për tre orë ata kanë treguar se 32-vjeçari mbërriti pa shenja jete në spital. Mjekët kanë dhënë ndihmë mjekësore por ka qenë e pamundur që të kthehet në jetë.

Po ashtu, sot ka nisur ekzaminimi i kamerave të spitalit pas dëshmive të mjekëve e kartelës mjekësore. 

Përveç mjekëve, policia rimori në pyetje 17 punonjës të Policisë së Shtetit. Deri më tani, nga të dhënat e administruara nuk rezulton se Lear Kurti të vuante nga epilepsia, pista e parë e deklaruar nga autoritetet. Gjithsesi, pritet ende rezultati përfundimtar i të gjitha hetimeve për të dalë në një konkluzion.

32-vjeçari dha shpirt duke u sorrollatur në duart e efektivëve të komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës. Ai u ndalua mbrëmjen e 19 tetorit nga efektivët dhe brenda 30 minutave ndërroi jetë. Por, moszbardhja e kësaj ngjarjeje vjen si pasojë e pretendimeve kontradiktore të palëve. Ekspertiza paraprake ka dalë në përfundimin se s’ka pasur dhunë ndaj të riut, por që ka ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit të kokainës që ka gëlltitur, ndërsa familjarët pretendojnë se është dhunuar nga policia. Një dëshmi e mikut të të riut te 'Piranjat' hidhte dyshimte të forta se Policia dhe AMP kanë mbuluar ngjarjen. I riu thoshte se e kishte parë viktimën teksa rrihej barbarisht ndërsa akuzonte drejtorin e AMP, Ardi Veliu se e kishte "këshilluar" indirekt të mos pranonte dhunën që kishte parë me sytë e tij.

vdes lear kurti lear kurti

Sondazh

Poll