Aktualitet

FNSH dhe RENEA aksion në Kiras, INFORMATORI spiunoi: Ka mina. Policia gjen depo armësh, 2 në pranga, 1 në kërkim

Aksioni ka nisur pas një informacioni të marrë në rrugë operative se brenda një banese ka një arsenal armësh.

31 Tetor 2022, 10:20 Nga k.m.
FNSH dhe RENEA aksion në Kiras, INFORMATORI spiunoi: Ka mina. Policia gjen
Shkodër

SHKODËR- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat RENEA kanë zhvilluar një aksion në Shkodër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se efektivët e Policisë së Shtetit kanë zbarkuar në lagjen Kiras, e gjitha pas një informacioni të marrë në rrugë operative se brenda një banese ka një arsenal armësh dhe mina më telekomadë.

Gjatë aksionit të zhvilluara paraditen e sotme, Policia ka gjetur gjithçka "i premtuan". Nga kontrolli i 8 banesave janë gjetur arsenal armësh, mina, tritol, fishekë dhe aparatë për bllokim valësh që dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Ndërkohë që Policia e Shtetit ka vendosur në pranga: Petrit Kubazi, 52 vjeç, dhe djali i tij, Gledis Kubazi, 20 vjeç. Gjithashtu do të hetohet në gjendje të lirë Gerlad Kubazi, 16 vjeç.

Kontrolle janë zhvilluar gjithashtu në banesën e Cuf Mataj, i cili po hetohet në gjendje të lirë për shkak të moshës së madhe ndërsa i biri Ismet Mataj, 45 vjeç, është shpallur në kërkim. Por ky i fundit nuk ishte në banesë në momentin e kontrollit.

Gjatë kontrollit në banesat e të gjithë të lartpërmendurve është gjetur dhe sekuestruar: 3 mina me telekomandë, të lidhura me telefon, 8 kallëpe tritoli C4, gati për përdorim, me peshë totale 1 kilogramë e 600 gramë, kapsolla detonatore të lidhura me tela, të gatshme për përdorim, 1 armë gjahu (shotgun) me 2 gjerdanë dhe 50 fishekë, 1 radio si ato të Policisë, 1 aparat për bllokimin e valëve, 3 aparate celulare dhe 1 armë sportive. Të gjitha armët janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës, pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës e se përdoreshin nga një grup kriminal.

renea ne kiras shkoder policia e shtetit

Sondazh

Poll