Aktualitet

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, shoqërohen 10 persona në polici, gjendet arma e krimit

28 Gusht 2019, 06:25 Nga DOSJA
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, shoqërohen 10 persona në polici,

TIRANË– 10 persona janë shoqëruar në komisariat pasi dyshohet se kanë lidhje me ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko që ndodhi një natë më parë.

Policia ka identifikuar dhe shoqëruar 10 persona, prej të cilëve mund të zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e ish-policit. 

Gjithashtu mësohet se ish-efektivi është ekzekutuar me kallashnikov.  Arma e krimit është gjetur në makinë e cila u dogj menjëherë pas ngjarjes në Ferraj të Tiranës. Automjeti tip “Mercedez Benz” dyshohet se u përket autorëve të krimit. 

Në vendngjarje policia ka sekuestruar më shumë se 10 gëzhoja, me të cilat u krye vrasja e Malkos. 

Ish-polici Santiago Malko mbeti i vrarë një natë më parë me 10 plumba. Ai u ekzekutuar në orën 22:25, në rrugën “Xhanfize Keko” teksa ishte në ecje me makinën e tij.

Pak orë pas vrasjes është gjetur një makinë e djegur në Ferraj që dyshohet se u përket autorëve. Gjithashtu policia ka identifikuur një prej personave që dyshohet se morën pjesë në atentat, me inicialet D.A., i cili është shpallur në kërkim.

26-vjeçari që u ekzekutua një natë më parë në makinën e tij tip “BMW X5” ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive.

Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet santiago malko vritet ish-polici santiago malko vritet ish-polici

Sondazh

Poll