Politike

Islami: Nga PS më larguan njerëzit e inkriminuar që i shërbejnë Ramës për të blerë votat

26 Shkurt 2019, 06:46 Nga DOSJA
Islami: Nga PS më larguan njerëzit e inkriminuar që i

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami në “Natë me Xhaxhiu” në “Fax News” ka deklaruar së fundmi se nga kjo parti e kanë larguar kriminelët dhe biznesmenët që kishin çfarë t’i jepnin Edi Ramës.

“Kam qenë i qetë në marrëdhënien me Ramën. Mua më larguan njerëzit e pasur që i duheshin Ramës dhe njerëzit e inkriminimuarqë i shërbejnë për të blerë votën, ata kishin çfarë t’i jepnin. PS është kthyer në një parti mediokre”

Islami foli më tej edhe për marrëdhëniet e Ramës me ndërkombëtarët dhe theksoi se kryeministri nuk ka mbështetjen e tyre pasi nuk garanton stabilitet. 

“Rama nuk ka mbështetje ndërkombëtare por ka një mbështetje të vogël nga këta që po ikin. Sepse nuk garanton më stabilitet. As stabilitetin nuk e ka treguar më sepse protestat e treguan këtë gjë. Ata po mundohen të frenojnë opozitën, pasi është e revoltuar dhe nuk duan tensione, por do t’i çojnë mesazhin Ramës ku do t’i thonë që ti nuk tregon më stabilitet. Pavarësisht se ky mund të bëjë lojën dhe t’ju thotë që më lini deri në 2021 sa të mbaroj këtë mandat se do të iki vetë, duke u munduar t’i gënjejë deri në zgjedhje”

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll